Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosovë&Rajon
Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë janë rregjistruar dy pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha po ashtu se edhe 53 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 680 mostrave.

Që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – e deri më 11 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,179 raste me COVID-19.

Prej tyre, 14,335 janë shëruar, ndërkaq, 647 pacientë kanë vdekur.

 

 

ME TE LEXUARAT