“Dëmtohet veshka, mushkëria, zemra”/ Çfarë ndodh me pacientët e infektuar nga Covid-19

Soft
“Dëmtohet veshka, mushkëria, zemra”/ Çfarë

Mjeku i njohur, Artan Koni ka folur në lidhje me dëmtimet që shkakton në organet e trupit koronavirusi, tek pacientët e infektuar. Sipas mjekut, nuk duhet të shqetësohemi, pasi si për mushkëritë, veshkat, apo zemrën, këto dëmtime janë të përkohshme dhe të rikuperueshme.

Rrallë ndodh që dëmtimi si pasojë e Covid-19, të jetë permanent, u shpreh mjeku duke nënvizuar që ende nuk ka fakte të shumta shkencore për këtë gjë. Deklarata e tij u bë në një lidhje me “Skype” në News24.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky virus shkatërron ndër të tjera më së shumti veshkat, është kështu?

Koni: Po është e drejtë, duhet të kemi parasysh në pjesën e luftës që i bën trupi virusit, kemi edhe dëme kolaterale, dëmtohen nga ato qeliza që luftojnë virusin dëmtohen edhe organe të ndryshme, veshka, mëlcia, zemra.

Zakonisht në shumicën e rasteve këto dëmtime janë të rikthyeshme. Besoj se edhe për këtë virus kështu do jetë, patjetër që nuk kemi shumë informacion nga të dhenat shkencore, që janë të kthyeshme këto dëmtime të veshkave që bën ky virus, se nuk kemi publikime shkencore, por besoj se kështu do jetë, nuk do na lejë me pasoja, do jenë dëmtime momentale që do riparohen me kalimin e kohës.

Keni parasysh edhe ndërhyrje kirurgjikale me dëme të riparueshme?

Koni: Kur themi për dëmtim, do të thotë një zvogëlim në funksionin e vetë të veshkës, që kalon vetëvetiu, pra veshka ripërtërin veten gradualisht me kalimin e javëve dhe muajve, që nuk ka nevojë për kurë apo ndërhyrje kirurgjikale.

Pak a shumë si dëmtimi që ndodh te mushkëria, shumica janë dëmtime të përkohshme, rrallë janë permanente, ashtu sikurse me gripin, dhe nga gripi dëmtohet mushkëria, por kalon pas pak javëve

ME TE LEXUARAT