Bilanci, 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 168 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet
Bilanci, 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 168 raste të reja gjatë 24

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë zbuluar 168 raste të reja të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë.

Po sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Deklarata e plotë e MSH

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 168

Të shëruar ne 24 orë 94

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 943

Testime totale 98646

Raste pozitive 15399

Raste të shëruara 9500

Raste Aktive 5479

Humbje jete 420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2854

Durrës 576

Shkodër 410

Korçë 289

Lezhë 272

Elbasan 218

Fier 244

Vlorë 196

Kukës 150

Berat 135

Dibër 78

Gjirokastër 57

ME TE LEXUARAT