Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati ndaj shefit të policisë në Shkodër, shoqërohen tre persona të dyshuar

Tre persona jane shoqëruar në polici për atentatin kete te dielë ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe.

Burime të policise thane se të shoqëruarit dyshohet se kanë dijeni me ngjarjen e rëndë ku mbeti u plagos dhe është në gjendje kritike Mentor Hasani ndersa babai i tij eshte jashte rrezikut. Fatmiresisht plumbave i shpetoi gruaja e tij.

Policia tha se eshte gjetur motorçikleta e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Mjeti është gjetur rreth 500 metra larg vendit ku u bë edhe atentati. Autori e ka braktisur mjetin ndërkohë që më pas mendohet se është larguar në këmbë.

Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati ndaj zyrtarit të lartë të bashkisë së Malësisë së Madhe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet