Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zëvendës kryeministri Brace prezanton prefektin e ri të Elbasanit

Zv/ kryeministri Erion Brace ka prezantuar prefektin e ri te Elbasanit, Klevis Xhoxhin.

Brace e nisi fjalën me faleminderit për prefektin e vjetër Maksim Malaj për respektim te funksionit te tij si përfaqësueses i qeverise.

“Z. Xhoxhi me një eksperience te vyer si nënkryetar i një bashkie te madhe e me pas drejtor i Kadastrës, një zyre e rëndësishme. Duke vene ne shina çështjen delikate te pronave. Qeveria ka qene e hapur edhe ne drejtim te nje brezi te ri funksionarësh publik për te marre ne dore fatet e këtij vendi. Shembuj te tille ne nje brez tjetër drejtuesish do te shtohen për te krijuar një shprese te re për te gjitha ata qe shkollohen dhe provojnë veten ne përballje te përditshme me hallet e qytetareve”.

Brace duke ju drejtuar përfaqësuesve te drejtorive dhe kryetareve te bashkive te pranishëm ne takim u shpreh: Ju keni përgjegjësinë tu shërbeni qytetareve por edhe te mbani ne kontroll gjendjen e shkaktuar nga pandemia. Kushtet e përcaktuara nga pandemia nuk i përcaktojmë dot. Mbyllja nuk është me alternative për ne. Duhet te mbajmë ndezur motorin e ekonomisë shqiptare. Roli juaj dhe përgjegjësia është shume e madhe. Asnjë qytetari s’duhet ti mungojnë shërbimet edhe ne kushtet e pandemisë.

Më tej, Brace shtoi se kush nuk realizon detyrat e shtetit do te largohet nga detyra!

“Qytetaret nuk na e kane për borxh derisa secili nga ne te kthjellohet te punoje. Kjo është një pune qe behet ne përputhje me ligjin, por edhe me zemër. Kush ketë pune nuk e bën me zemër dhe pasion duhet te ndërpres marrëdhënien me ne. Per ju vlejnë qytetaret te paret dhe me pas drejtoret. Drejtoret vlejnë per ne vetëm kur ti sherbejmë qytetareve. Nuk do presim qe qytetari te dale TV ne emisione investigative, nëse arrijmë deri këtu qe qytetari te kërkoje te tilla zgjidhje, drejtori me mire te ike. Ndoshta dikush nga ju vendin e punës e cilëson si shpërblim per shërbimin ne parti. Nuk funksionon kështu. E keni gabim. Kush mendon kështu i bën dem partise dhe qytetarit. Nje nenpunes qe eshte sherbetor i mire partie nuk e duam, te largohet, do te qëndroje nenpunesi qe edhe pse s’ka lidhje me partine, i shërben qytetarit”, u shpreh ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet