Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Uragani ‘’Delta’’ zbarkon në Luiziana/ Erëra të fuqishme deri në 155 km në orë

Uragani “Delta” zbarkoi mbrëmjen e së premtes në brigjet e Luizianës, me erëra të egra dhe fuqinë në rritje, duke kërcënuar kështu jetën e qytetarëve, të cilët ende po mundoheshin të rikuperoheshin nga dëmet e stuhisë “Laura” së dy muajve më parë.

“Delta” u kthye në stuhinë e dhjetë që godet Shtetet e Bashkuara brenda vitit, me një shpejtësi prej 155 kilometra në orë zbarkoi në afërsi të Kriol, si stuhi e kategorisë së dytë. Sipas qendrës meteorologjike, erërat e forta dhe shirat e dendura vazhdojnë të jenë të pranishme në jug të Luizianës.

Uragani “Laura”, i cili goditi vendin me 20 gusht, ishte i kategorisë së 4, i cili shkaktoi dëme të mëdha, shembi çatitë e shtëpive. Në rrugët e qytetit ka ende mbeturina të shkatërrimit që solli ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet