Silva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv

Aktualitet
Silva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv

Silva Bino, Përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, është shëruar nga koronavirusi, pas 2 javë beteje me këtë virus.

Pas trajtimit disa ditor në Spitalin Infektiv, Bino ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm dhe ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit e shëruar. Lajmi është dhënë nga ministrja Manastirliu, e cila ka përgëzuar stafin e spitalit COVID1 dhe i ka uruar dr. Binos rikthimin në betejën që vazhdon çdo ditë më virusin COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1. Të presim me padurim ”, shkruan Manastirliu

Bino u njoftuar se ishte pozitive më 28 shtator, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar

ME TE LEXUARAT