Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tjetër shpërthim në Beirut, katër të vrarë e 30 të plagosur

Në Beirut, një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë, duke vrarë të paktën kater njerëz e duke plagosur më shumë se 30.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në bodrumin e furrës së bukës, i cili u dëgjua të gjithë kryeqytetin libanez.

Zjarrfikësit kanë arritur të fiknin shpejt flakët dhe ndihmuan banorët e bllokuar në apartamentet e tyre.

Trupa të ushtrisë u dislokuan në zonën perëndimore të Tariq Jadidah për të mbajtur larg sehirxhinjtë.

Autoritetet thanë se të paktën një person kishte plagë të rënda ndërsa shumica e të tjerëve u trajtuan për thithje të tymit në mushkëri.

Ky aksident vjen dy muaj pas shpërthimit apokaliptik që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirut, plagosi 6,500 dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.

Rreth 3,000 ton nitrat amoni, kimikat mjaft eksploziv i përdorur në fertilizuesit, shpërthyen më 4 gusht duke tronditur të gjithë qytetin.

Nuk dihet ende çfarë shkaktoi ndezjen e materialit por më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për ngjarjen, shumica punonjës të portit dhe doganave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet