Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Maska e detyrueshme kudo nga java e ardhshme. Masa ndëshkimore te fatura e dritave

“Maska e detyrueshme kudo nga java e ardhshme-” kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat lidhur me masat anti Covid, ndersa theksoi se masat ndëshkimore për qytetarët që do i binden masave, do të vijnë bashkë me faturen e dritave.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe sic e dini është një temë që diskutohet cdo ditë , por nga java e ardshme do të jetë e detyrueshme kudo, përvec shpisë, barit apo restorantit, ku je ulur. Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, Mos ketë asnjë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobës.

Italia vendosi detyrim për maskën dhe vendet e rajonit po shkojnë drejt saj. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit. Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja që njerëzit të vënë maskë, duhet të jetë ekonomia e familjes së tyre dhe shëndeti. Implementimin e kësaj maske do ta bëjë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Nuk do përdorim inspektorë.

Maskat në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe kush ankohet për gjobën e ka shumë thjesht, mjafton mos ta marrë. Por nuk mund të rrezikojmë sot aq shumë për hir të disave që fatkeqësisht në këtë proces janë shumicë. Nuk e dimë sa do jetë impakti i përzierjes së gripit sezonal me koronavirusin. Do luftoj me mish e shpirt që mos ta mbyllim prapë Shqipërinë, mos mbyllim asnjë biznes, asnjë aktivitet që mos të mbyllim prapë shkollat sepse i dimë efektet por ama nuk mund të presim të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi nivelin e ulët të valës ndëshkimore që është e qëllimshme dhe që për shëndetin e tyre nuk arrijnë ta kuptojnë që është minimumi.”- tha Rama

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet