Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qëllohet me breshëri armësh servisi në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon dy të dyshuar

Nje servis automjetesh eshte qelluar me bresheri armesh mengjesin e sotem ne autostraden Tirane-Durres nderkohe qe policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Burimet zyrtare thane se policia ka shoqeruar dy personat qe dyshohen si autore te krimit dhe po vazhdon hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet