Probleme mendore gjatë pandemisë: Italia, Spanja dhe Britania mbi 60% e popullsisë janë ndikuar

Bota
Probleme mendore gjatë pandemisë: Italia, Spanja dhe Britania mbi 60%

Janë shqetësuese të dhënat e një studimi të kryer së fundi nga Instituti kërkimor, Elma.

Sipas këtij studimi, hulumtimi i realizuar në gjashtë vende europiane (Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Poloni), tregon se rreth 60% e qytetarëve kanë shfaqur simptoma të çrregullimeve psikologjike gjatë karantinës, të cilat zgjateshin në më shumë se 15 ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetet ku ndikimi i Covidit mbërrin majat janë Spanja me 69% dhe Italia e Britania, secila me nga 63%.

Në Gjermani, shifra ishte më e ulët, më pak se 50%.

Simptomat kryesore të përmendura në studim janëe pagjumësia ose zgjimi gjatë natës, lodhja ose këputja dhe mungesa e energjisë, trishtimi apo dëshira për të qarë, mungesa e interesit ose kënaqësia për të bërë gjëra, momentet e ankthit dhe panikut.

Qytetarët e intervistuar pranuan se kanë pasur të paktën dy prej këtyre shenjave. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikoloëgeve për të përballur situatën që I është krijuar.

ME TE LEXUARAT