Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti Donald Trump rifillon të marrë pjesë personalisht në aktivitete

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mbajë aktivitetin e parë me të ftuar që kur rezultoi pozitiv për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.

Zoti Trump po planifikon një grumbullim me një turmë të madhe para Shtëpisë së Bardhë për një aktivitet për “rendin dhe ligjin”.

Kjo pavarësisht nga shpërthimi i rasteve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i lartë konfirmoi për Zërin e Amerikës se Presidenti do të mbajë aktivitetin dhe do të flasë para të ftuarve.

“Të gjithë të pranishmit duhet të sjellin me vete maskë dhe do të udhëzohen ta mbajnë atë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë një burim me dijeni për organizimin.

Githashtu ata duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për Covid-19 të shtunën në mëngjes, nesër në mëngjes, përfshirë matjen e temperaturës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet