Plagoset me armë nipi i Ramush Haradinajt, plumbat kapin edhe një kalimtar

Kosovë&Rajon
Plagoset me armë nipi i Ramush Haradinajt, plumbat kapin edhe një

Dy persona u plagosen sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në arrati. Njëri nga të pl.agosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se i pla.gosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj. I pla.gosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë gjatë ditës se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Kr.imeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me a.rmë zj.arri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Sipas mjekëve, të pl.agosurit ndodhen jashtë rre.zikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë pl.agosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit.

Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rr.ezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arr.estuar”, ka thënë Gashi.

ME TE LEXUARAT