Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Parada ushtarake, Kim Jong-un prezanton raketën gjigande bërthamore

Lideri autoritar i Koresë së veriut Jong-un ka prezantuar një raketë të re gjigande bërthamore në paradën ushtarake në Penian ndërsa gjithashtu mburrej se vendi i tij ka “zero” raste me Covid-19.

Diktatori madje nisi të qante gjatë fjalimit të tij në paradën madhore ushtarake, të mbajtur për 75-vjetorin e partisë në pushtet.

Parada ishte përgatitur me koreografi madhore, me mijëra trupa ushtarake që marshonin në kuadratë të rregullt.

Ajo kulminoi me fjalimin e Kim, i cili mori podiumin kur ora trokiti për mesnatën.

Agjencia Reuters tha se kulmi i paradës ishte prezantimi i raketës së re bërthamore, e cila transportohej nga një mjet me 11 akse rrotash dhe nëse është vërtet funksionale, është nga raketat më të mëdha interkontinentale të botës.

Në paradë u shfaq gjithashtu raketa Hwasong-15, më e madhja e rangut të largët e testuar nga Korea e Veriut.

Në fjalim Kim falenderoi qytetarët koreanë për arritjen e “zero” rasteve me Covid.

Ai dukej se thumbonte dhe presidentin Donald Trump për rastet e shumta me koronavirus në vend.
“I uroj shëndet të gjithë njerëzve në botë që po luftojnë kundër virusit të lig”, tha Kim

I veshur me kostum gri e kollare, udhëheqësi përshendeste me dorë nga turmat dhe pranonte lule nga fëmijët dhe zyrtarët ushtarakë që mbanin medalje të shumta në gjoks.

Në fjalimin e tij Kim falenderoi “popullin e madh” korean për zbatimin e masave në vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet