Operacioni “Porosia”/ Sekuestrohet kanabis dhe arrestohen 2 shtetas, u kapën duke…

Aktualitet
Operacioni “Porosia”/ Sekuestrohet kanabis dhe arrestohen 2 shtetas,

Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses, pas një hetimi disa mujor.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Porosia”, u sekuestruan 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u vunë në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njofton se: Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Porosia”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 50 vjeç, banues në Fier,

P. R., 55 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” , Fier, këta shtetas u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, e paketuar, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT