Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kosovë/ Vetvendosja fton Hotin në tre interpelanca

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar tre kërkesa për interpelancë me Avdullah Hotin.

Liqeni i Ujmanit, të pagjeturit dhe Asociacioni i Komunave Serbe janë tre tema me të cilat do të ballafaqohet kryeministri Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas deklaratës së lëshuar nga VV-ja thuhet se në fund të interpelancës do t’i propozojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e një Rezolute që mes tjerash ia ndalon çdo zyrtari publik e shtetëror kompetencën dhe autorizimin për të biseduar për rikthimin e kësaj çështje.

Kjo është deklarata e plotë e VV-së:
E para ka të bëjë me zotimin e Avdullah Hotit në Uashington për ta ndarë Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Kjo është e paprecedentë dhe e rrezikshme ngase e përparon interesin e Serbisë për ta minuar sovranitetin e Republikës tonë, duke i dhënë asaj qasje në resurse tona ekonomike e strategjike.

As Hoti, po as delegacioni i tij nuk kanë legjitimitetin për ta bërë këtë.
Ndërkaq, e dyta ka të bëjë me zotimin tjetër të tij në Uashington që kushtëzon zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit me ata që janë zhvendosur. Kjo përveç se është e dëmshme është edhe çnjerëzore.

Interpelanca e tretë ka të bëjë me deklaratat e Avdullah Hotit pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionin e Politikës së Jashtme ku tha se “do ta respektojë plotësisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’.” Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e kishte hedhur poshtë këtë plan të Serbisë, duke gjykuar se ajo shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës në gjithsej 23 pika.

Në fund të interpelancës Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e një Rezolute që mes tjerash ia ndalon çdo zyrtari publik e shtetëror kompetencën dhe autorizimin për të biseduar për rikthimin e kësaj çështje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet