Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjatë tubimit Biden heq maskën dhe kollitet, video bëjnë xhiron në media

Në një tubim në Nevada kandidati për president të SHBA, Joseph Biden ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra dhe është kollitur.


Ky moment është bërë viral në media dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë dënuar këtë veprim të tij, ndonëse ainë momentin kur u kollit vendosi dorën para.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse.

Madje ai i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Mes atyre që e kanë kritiuar ka pasur dhe nga ata që e kanë mbrojtur Biden duke thënë se askush nuk ishte afër tij dhe se tubimi ishte organizuar në ambient të hapur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet