Dënohet me 11 vite burg Atambayev, ish-presidenti i Kirgistanit

Bota
Dënohet me 11 vite burg Atambayev, ish-presidenti i Kirgistanit

Almazbek Atambayev, ish-presidenti i Kirgistanit, u dënua me 11 vjet e dy muaj burg dhe konfiskim të pasurisë me akuzën se liroi në mënyrë të paligjshme kriminelin Aziz Batukayev.

Përkrahësit e 63-vjeçarit Atambayev, kreu i shtetit nga viti 2011 që nga viti 2017, besojnë se mbas kësaj përplasjeje ndodhet presidenti aktual, Sooronbai Jeenbekov.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-presidenti në vitin 2017 kishte mbështetur kandidaturën e Jeenbekov, por aleanca mes tyre është prishur.

Në gusht të vitit të kaluar forcat speciale arrestuan Atambayev pasi sulmuan vilën e tij afër Bishkekut dhe u përplasën me mbështetësit e tij.

ME TE LEXUARAT