Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bombardohen civilët, rinis lufta, shkelet armëpushimi Armeni-Azerbajxhan

Duket se armëpushimi i përkohshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është shkelur nga palët ende pa nisur mirë, dhe për këtë asnjëra prej tyre nuk pranon përgjegjësinë, por akuzon krahun tjetër.

Azerët e armenët po ashtu kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e zonave të banuara nga civilë përpara pushimzjarrit.

Më shumë se 300 persona janë vrarë e mijëra të tjerë janë zhvendosur që prej shpërthimit të dhunës në 27 shtator.

Këto përplasje kanë në qendër të tyre Nagorni Karabakun, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit por i qeverisur nga armenë etnikë.

Më herët, kreu i komunitetit azer te Nagorni Karabakut, Tural Ganjaliyev, deklaroi se kjo bashkësi kërkon që Franca të hiqet nga grupi i i Minskut i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

“Franca, e cila nuk ka asnjë lidhje me rajonin, zyri vend si bashkë-kryesuese e ketij grupi duke përfituar nga situata e dobësuar e Azerbajxhanit në atë kohë. Ne duam që ta lërë këtë pozicion. Situata e këtij grupi duhet rishikuar.

Duam të shohim Turqinë bashkëdrejtuese të tij, sepse Turqia është një vend që sjell stabilitet dhe mirëqenie. Franca, në anën tjetër, po bën që problemi të shtohet, ” deklaroi Ganjaliyiev.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet