Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Armenia dhe Azerbajxhani, akuza për shkelje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje serioze të një armëpushimi mbi Nagorno-Karabakun, që hyri në fuqi të shtunën, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e tij.

Ato ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi do t’i lejonte palët të shkëmbenin robër dhe të tërheqin viktimat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit.

Më shumë se 50 civilë, përfshirë fëmijë, mund të jenë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 27 shtator.

Në këto luftime janë vrarë gjithashtu rreth 400 ushtarë. Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Territori Nagorno-Karabaku me popullsi kryesisht armene, shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijënjerëzve para se të arrihej një armëpushim në vitin 1994.

Pavarësia e tij nuk njihet në arenën ndërkombëtare.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet