Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thirrja për debat/ Rama i përgjigjet Metës: Të bëjë debat me Monikën pastaj me Lulin

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për debat televiziv, duke theksuar që fillimisht, të bëjë debat me Monikën për drejtimin e LSI-së dhe më pas me kreun e PD-së, për të marrë drejtimin e opozitës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së, Rama sulmoi veçanërisht LSI-në, duke nënvizuar se është një parti që përfiton në kurriz të shtetit dhe dy partive të mëdha.

Rama u shpreh gjithashtu se Ilir Meta është i vetmi President që shpërndan dekorata për të vdekurit.

Rama:

Do t’i lëmë pas si asnjëherë tjetër të gjitha forcat që duan të na tërheqin mbrapsht dhe duan ta mbajnë peng Shqipërinë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI-në, dy herë. Kam qenë partizan i bashkimit të së majtës, një të majte me dy shpirtra që u krijua nga çarja e Partisë Socialiste. Kam besuar për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës dhe ajo që kam besuar, ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar derisa është bërë eksploziv si rezultat i një fakti të thjeshtë.

Partia Socialiste është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e organizmit të çdo partie, ka përgjegjësinë qeverisëse. LSI-ja nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI-në ka qenë reforma në drejtësi. Ndarja aty ka qenë e pariparueshme sepse LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Ka lindur si një forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i Partisë Socialiste, ka përfituar nga pakënaqësia legjitime e krijuar brenda PS-së dhe është rritur në kurriz të PS-së dhe PD-së. LSI është e krijuar për këtë. Është një organizatë që funksionon vetëm me këtë parim njësoj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim dhe në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që ka. Me LSI-në nuk ka mundësi të bëhet më shumë se çkemi bërë në mandatin e parë. Patjetër që nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë më parë. Fal atij koalicioni për shkak të numrave kemi bërë shumë gjëra. Mund të kishim bërë shumë më tepër. Kemi dhënë atë që çdo parti, qoftë PD, qoftë PS duhet t’i japin një pjesë të shpirtit.

Ilir Meta u ka shkruar një letër

Që unë kam qenë emigrant, ky është fakt. Që të kemi prapë emigrant në listën e deputetëve besoj kjo është krejt e natyrshme. Kënga e refugjatit që u bë ministër është kënga që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete. E dyta, Ilir Meta flet për banditë dhe trafikantë ndërkohë që profesorë dhe intelektualë qenkan përjashtuar nga Partia Socialiste dhe të merrni mbrapsht Kastriot Islamin dhe pastaj t’i bëni atë që s’thuhet Partisë Socialiste.

Iliri do video. Unë me video nuk merrem. Se kërkon video për skutat ku ai futet. Por, është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak që as s’ka pasur dhe nuk do të ketë më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Kë takon ai nëpër skuta, e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta lart e poshtë për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe më i kërkuari, është në vetvete kriminal. Thonë shumë që t’i na e bëre president. Ilir Meta u bë president me votat e veta dhe të PS-së. Nuk kishim votat për të bërë President sipas dëshirës tonë. E kam thënë ditën që e kemi votuar që po i japim Presidentin më të mirë. Nuk e kam menduar që po shkallonte deri në këtë pikë. Ose duhet të iknim në zgjedhje dhe përsëri do ta kishim në pikëpyetje nëse do i kishim votat. Nuk i kthehem mbrapa për t’u justifikuar. Ilir Meta thotë hajde në debat, Luli thotë në debat, Monika hajde në debat. Vetëm Saliu nuk kërkon se e di mirë. Që Ilir punon për LSI-në fshehurazi, është fakt. Që të dy janë aksioner në atë ndërmarrje këtë e dimë. Që tjetri shkon President dhe e lë Monikën ky është konflikt interesi. Të bëjë debat me Monikën dhe e di se me këtë do të fitojë. Pastaj të bëjë debat me Lulin kush është kryetari i opozitës, Luli apo Iliri. Kështu jo! Edhe diçka të fundit për Ilir Metën, është Presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorada për ata që kanë vdekur para se ky të lindte. Nuk ekziston. Presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë. Dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët. Ka medalje për ata që vriten në krye të detyrës sot. Vojo Kushi është heroi i popullit. Ça i bën Ilir Meta? Mjeshtër të punës?!

Nuk la njeri pa dekoruar. Ka marrë varrezat me radhë. Doli edhe Andi Bushati që Rilindja i ka problem këto, por Ilir Meta nuk ka dhënë dekorata për kolaboracionist.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet