Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tentoi të grabiste vilën luksoze në Greqi, shqiptari gjendet i vdekur nga pronari

Një 35 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të premte në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i pajetë ka qenë i përfshirë vazhdimisht në vjedhje dhe çështje që lidhen me drogën, në Akrotiri.

Ndër të tjera bëhet me dije se 35 vjeçari dyshohet se është përpjekur të hynte në një vilë gjatë natës dhe ishte bllokuar në parmakët e gardhit, si rezultat i së cilës ai u var për një kohë të gjatë në një pozicion të përmbysur dhe vdiq.

Ndërkohë trupi i tij është gjetur nga pronari i shtëpive luksoze, i cili ka njoftuar policinë në lidhje me këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet