“S’ka më premtime, por program”, Basha me bizneset në Lushnjë: Këto janë muajt e fundit të së keqes

Politikë
“S’ka më premtime, por program”, Basha me bizneset

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset në Lushnje, ku ka dëgjuar nga afër problematikën e tyre në këto kohë krize.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, lideri i opozitës, prezantoi planin e PD për rimëkëmbjen, ndërsa tha se këto janë muajt e fundit të së keqes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BASHKËBISEDIMI ME BIZNESET

Biznesmeni: Prej 4 vitesh kam hasur vështirësi me këtë biznes. Nga kjo qeveri jam sulmuar. Dikush që është pro pushtetit, më sulmon. Pasi merr 8 mln euro nga AZHBR-ja.

Basha: Këto janë muajt e fundit të së keqes. Ta kuptojnë dhe ata çunat e rinj ty. Do ishin 7-8 ata nëse lekët do të kishin ardhur tek njerëzit. Do të ketë masa, do të ketë mirëqenie për të gjithë. Po të ulim naftën, do të japim mbështetje, dhe me ato para që do të marrësh nga biznesi dhe me mundësitë e tjera që do të japë konsumi do të shtosh staf e do të rrisësh pagat. Subvencione për fermerët, kontrolli i cilësisë së karburantit, dhe kalimi i këtyre parave jo tek një monopolist. Nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD. Plani që i kemi dhënë qeverisë për këto 6 muaj, ata s’kanë ndërmend që ta zbatojnë. Pasi ata s’kanë ndërmend që të ndihmojnë.p

ME TE LEXUARAT