Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama ironi me Klevis Balliun: Më kërkojnë drejtësi te platforma për djalin e Fahri Balliut

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste nuk ka kursyer ironinë as edhe për Klevis Balliun, i cili u la jashtë listave të Partisë Demokratike nga anëtarësia në Pogradec.

“A është sot më e rëndësishme se dje se sa vleje? Apo është njësoj si dje që për t’u bërë infermiere duhet të merrje kartonin kuq e bardhë të Ilirit e Monikës, pavarësisht nëse i biej gozhdës ose patkoit.

Sot kush studion për mjekësi apo infermieri e ka rruggën e hapur dhe askush nuk futet dot të bëjë kapërcime siç bëheshin deri dje. Ju e dini shumë mirë si bëheshin infermierët, si mbusheshin radhët e bluzave të bardha me tesera partie. E dini shumë mirë se sa mërziteshin deputetët me Ilir Beqjan dhe Ogertën, se nuk është në dorën e tyre se sa futen në punë në emër e partisë.

Po mësuesit sot janë më të mbrojtur. Janë mësuesit sot njësoj si dje, që ishin mish për top dhe i lëvbiznin sa andej këtej,jo vetëm për t’i marrë në mitingje por edhe për ti hedhur në rrugë.

Sot është fakt që mësuesit hyjnë në sistem për meritën e tyre. Po studentët, që nesër trokasin në dyer të ndryshme, si hyjnë në universitet, falë Lindita Nikollës. Hyjnë më se janë djali i Fahriut. Nuk e besoja dot se disa demokratë në Pogradec kërkonin drejtësi te platforma e bashkëqeverisjes për djalin e Fahri Balliut. Sot vjen djali i një çobani dhe të lë pas bashkë me gjithë baba.

Që kur lindin. Kur dalin nga barku i nënës, merrnin një çek 50 mijë lekë të vjetra, por disa s’e merrnin fare se ngeleshin në zyrat e pushtetit vendor. Në bashki ca e jepnin dhe ca jo, por ishin 50 mijë lekë të vjetra, sa ishte bonusi nga Bashkia e Tiranës vite më parë. Sot e merr 400 mijë lekë, 800, 1.2 milion, e merr në maternitet. Sot të gjithë i kanë librat falas, por çfarë librash kanë.

Mund t’i japësh librat e Fahriut, por i jep një hall të madh në dorë, sepse ishin si ato librat që pula quhej njëherë kafshe e egër dhe njëherë kafshë shtëpiake.Sot kanë libra të njëjtë me librat e bashkëmoshatarve në BE. Mund të vazhdoj ëkshtu në çdo sektor.

Në të gjitha fushat ka probleme me padrejtësinë, me biznesin të vogël dhe të madh pasi sistemi i inspektimit nuk ëhstë në lartësinë e dinjitetit që duam në këtë vend. Ka akoma mësuese që nuk arrijnë dot në raste se janë në atë kuotën të atryre që merren me kontratë.

Patjetër që ka infermierë që nuk i rrinë pacientëve mbi kokë dhe nuk shkojnë në punë. Patjetër që ka probleme me mjëkët që marrin lekë”, tha Rama ndër të tjera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet