Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qytetarja e dëmtuar nga tërmeti : “Ekspertët kaluan para shtëpisë dhe nuk ma vlerësuan”

që të shohin shtëpinë e saj, kur kanë qenë në lagjen e saj, ata nuk kanë shkuar. Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zupa, ajo thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamudur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.

Fatime Joca: Quhem Fatime Joca, kam bërë ashtu, si i thonë për punën e tërmetit, për punën e shtëpisë për tërmetin, nuk më kanë ardhur. Kanë kaluar këtu, u kam thënë hajde më shikoni shtëpinë, nuk kanë ardhur, domethënë nuk e di se çfarë… ca të nënës, ca të babës me këtë qeveri, nuk e di se çfarë bëhet.

Ina Zhupa: Fatime ty të është dëmtuar nga cili tërmet, nga tërmeti i parë?

Fatime Joca: Tërmeti i pare, i shtatorit njëher.
Ina Zhupa: Po.

Fatime Joca: Pastaj filloi i nëntorit, pastaj filluan këto tërmetet e vogla.

Ina Zhupa: Ty deri tani nuk të kanë dhënë asgjë, nuk ke përfituar asgjë?

Fatime Joca: Jo, jo ,jo asgjë, asgjë, asgjë.
Ina Zhupa: Nuk të kanë thënë ça dëmtimesh kanë shkruar?

Fatime Joca: Jo, jo, fare, fare. Biles unë i kam patur në foto, ja kam çuar më ka thënë bëj kërkesën. Kam bërë kërkesën të gjithë i kam realizuar, mua jo.
Ina Zhupa: Ti letrat i ke plotësuar, i ke çuar?

Fatime Joca: Po i kam çuar. Kam dhënë dhe numër telefoni, nuk më ka ardhur njeri moj motër.
Ina Zhupa: S’të kanë ardhë?

Fatime Joca: Fare, fare, absolutisht. Kanë kaluar këtu, kam lënë dhe numër telefoni nuk më ka ardhur njeri moj motër.
Ina Zhupa: Fare?!

Fatime Joca: Fare fare absolutisht, kanë kaluar këtu, i kam thënë do vish që t’ma shohësh shtëpinë, nuk më kanë ardhur. Shtetit i kërkoj që të vej dorën në zemër për ne, të vijnë të na i rregullojnë dhe neve një çik. Dimri po vjen, të ftohti ça bie jashtë, bie brenda. S’kemi ku të rrimë, s’kemi ku flejmë, më mirë të dalim jashtë se sa brenda.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet