Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Publikohet fotoja, ky është vrasësi i shpallur në kërkim i Bujar Çelës

Publikohet fotoja e Nuredin Dumanit, 35-vjeçarit që akuzohet si një nga vrasësit e dyshuar të Bujar Çelës, një taksist, vëllai i Talo Çelës. Ky i fundit pjesmarrës në grabitjen e Rinasit. Policia e Shtetit dje e shpalli në kërkim Dumanin, ndërsa vetëm sot është bërë publik identiteti dhe fytyra.

Nuredin Dumani, i shpallur ne kerkim per vrasjen e Bujar Celes
Nuredin Dumani, i shpallur ne kerkim per vrasjen e Bujar Celes

Ky shtetas ishte në kërkim prej një viti dhe për krime të tjera. Dumani dyshohet se ka vrarë vëllezërit Haxhia në Durrës dhe Klevis Kapllanajn në Rrogozhinë.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të dyshuarin si ekzekutor të Bujar Çelës në Elbasan, por ka lëshuar gjithsej 5 urdhër-arreste.

Asnjë nga urdhër arrestet nuk është ekzekutuar. Dyshohet se Erion Alibej është urdhëruesi i vrasjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se dy të tjerë luajtën rolin e vëzhguesit në vrasjen e Bujar Çelës. Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është parë që ka qëlluar ndaj Bujar Çelës me një armë tip pistoletë. Dumani akuzohet për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet