Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri Lleshaj flet për ‘peshqit e mëdhenj’ që u arrestuan: Qindra pasuri do sekuestrohen

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideron “peshq të mëdhenj” të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, i zhvilluar gjatë muajit të shkuar. Ai thotë se pa goditjen edhe të pasurive të grupeve kriminale, operacionet vetëm me arrestimet e tyre nuk janë të plota.

Ministri tha në emisionin “Java” në RTSH, se janë qindra dosje me pasuri pranë SPAK që presin të sekuestrohen.

Lleshaj: Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional.
Është një nga rastet që policia shqiptare ka marrë përgëzime nga partnerët tanë. Ishte një operacion shumë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Ka pasur me dhjetëra operacioni që janë kryer rreth nesh. Ky operacion është ndryshim cilësor në qasje dhe volum në ngjitjen në hierarkinë e krimit. Kjo është goditje e peshqve të mëdhenj. Kryesisht flitet për “peshq të mëdhenj” shqiptarë. Peshqit e mëdhenj të botës së krimit flasim. Është për ta theksuar faktin që viti 2020, ka qenë i dedikuar për pjesën e parave.

Kemi krijuar disa struktura të dedikuara, të cilat kanë pasur qëllim vetëm paratë. Të fusësh një trafikant droge në burg është çereku i punës. Marrja e pasurisë dhe shndërrimi i saj në aset publik është thelbi i çështjes. Ne kemi në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme qindra pasuri që presin radhën e vendimmarrjes dhe që gjasat janë që ata t’i humbin këto pasuri.

Me nivelin e dokumentacionit të paraqitur para gjykatës, do ta kenë të lehtë të marrin vendimin për arsye se janë aq të qarta provat saqë është e vështirë. Po hiqen zyrtar nga puna që nuk janë në gjendje të justifikojnë 10 milion lekë të vjetra, jo për miliona euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet