Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lukaku bën Conten me dhimbje koke: Do të kthehem në Belgjikë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka folur gjatë për mediet belge, teksa sa i përket të ardhmes është shprehur se do të dëshironte që një ditë të kthehej te Anderlecht në Belgjikë, pasi e ndjek gjithmonë ish-ekipin e tij.

Shtatëlarti vlerësoi kampionatin italian, duke e cilësuar në lartësinë e tij, çka do të thotë se ende nuk ka ndërmend të largohet, me trajnerin Conte që duhet të blindojë lojtarin belg.

“E ardhmja? Për një gjë jam i sigurt. Do të kthehem sërish te Anderlecht. Gjithmonë e ndjek në çdo ndeshje me dashuri, kam atë gjak. Ata nuk po kalojnë një moment të mirë dhe dua t’i ndihmoj, më kanë mbështetur kur isha i ri dhe dua t’i shpërblej”, tha ai.

“Kampionati italian është i fortë dhe besoj se më përshtatet. Për momentin jam mirë në Itali dhe besoj duhet të kisha kaluar më parë në Serie A. Për një gjë jam i sigurt, një ditë do të kthehem te Anderlecht”, tha sulmuesin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet