Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ka marrë peng PS-në”, Rama i përgjigjet Metës: Çfarë borxhi të ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e tua

TIRANË
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta në një mesazh drejtuar asamblesë së PS. Rama shkruan në “Twitter” frazën e përdorur tashmë disa herë duke e pyetur se ‘çfarë borxhi i ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?!’

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet