Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-deputeti ironizon Ramën: Një natë luan vigani, natën tjetër kala dibrançe…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama pas fjalës së tij të gjatë në Asamblenë e PS, e cila u zhvillua sot te amfiteatri i Liqenit Artificial.

Në përmbajtjen e shënimit të tij me natyrë narrative përrallash për fëmijë, Salianji e cilëson Ramën një gënjeshtar i cili sheh ëndrra dhe tregon histori 3D. fyerjet nuk mungojnë.

Reagimi i plotë
1001 përralla dhe një gënjeshtar!

Na ishte një herë një gënjeshtar i gjatë 2 metra. Çdo ditë e çdo natë tregonte përralla me 3D dhe luante e tallej me 140 shokët ngjyrë mavi nga jashtë dhe sterrë nga brenda.

Një natë luanin vigani, shkurtanbiqi tek sheshi.
Natën tjetër kala dibrançe tek amfiteatri.

Natë tjetër raqi raqin rikiko tek bulevardi.
Një natë mbeti vetëm dhe filloi të luante fluturon, fluturon, pikërisht këtë natë, gënjeshtari u zgjua dhe pa që mandati i tij kish fluturuar.
Ëndrra në beze për çdo natë… #25Prill

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet