Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hajdari ishte në besë me Haklajt, miku i ngushtë i Azemit tregon pistën e re për vrasjen

Ish anetari i PD, Arben Meçe beson se Azem Hajdri nuk e dinte që në makinë parë selisë blu ishte Fatmir Haklaj pasi në të kundërt nuk do të kishte shkuar me pistoletë. Ai sqaron se Hajdari dhe Haklajt ishin në besë dhe se Azemi nuk kishte pse shkonte i armatosur. Për më tepër nëse do të ndihej i kërcënuar nga ata edhe po ta dinte nuk do të paraqitej vetëm më një pistoletë. Për të ishte Berisha ai që dirigjoi të gjithë këtë situatë brenda selisë blu, pasi e dinte që shënjestra e Fatmir Haklajt ishte ai vetë.

“Azemi ishte në Lushnje dhe erdhi direkt në selinë blu dhe më pas iu bë dhuratë këtyre. Ka dy pista pse Azemi iku tek makina? Ai nuk e dinte që ishte Fatmir Halkaj aty pasi po ta dinte nuk do shkonte me pistoletë pasi ishin në besë mes tyre dhe ishte çudi e madhe të shkonte i armatosur. Ose pista e dytë është se nëse Azemi do të ndihej i kërcënua pse do të shkonte para grupit të tmerrshëm të Tropojës vetëm me një pistoletë? Azemi ishte i rrëmbyer por kurrë budalla. Ai e dinte që diçka do i ndodhte por jo në selinë blu, aty ndihej i mbrojtur. Koka tjetër për Haklajt ishte Berisha”, tha Meçe.

Armiqësia mes Haklajve dhe Berishës dihet dhe për Meçen vrasja e Shkëlqim Haklajt, ku përveçse ata akuzonin Berishën akuzuan ehde Azemin, por ai u tha se kishte një kasetë ku tregonte autorin, që ishte zëri i Berishës që e donte atë gjallë a vdekur në Tiranë. Për këtë Azemi që të hiqte barrën nga vetja e tij, zhvilloi një takim me babanë e Haklajve, Muharremin më 2 shtator dhe ata së bashku kishin një pakt bese dhe nëse do e prishin fillimisht duhet ta shpallnin prishjen e saj sipas kanunit.

“Midis Haklajve dhe Berishës jo vetëm kishte armiqësi por mes tyre u fut edhe vrasja e Shkëlqim Haklajt. Por më pas çështja u ringjall dhe në lojë u fut edhe Azemi. Ai për të hequr barrën nga vetja e tij zhvilloi një takim në selinë blu më 2 shtator me babanë e Haklajve, Muharremin. Azemi i ka thënë se ai nuk ka dorë dhe i ka treguar kasetën se kush kishte lidhjen. Fatmiri kishte dyshimet tek te dy edhe tek Azemi dhe të Berisha për vrasjen. Për të hequr këtë ngarkesë Azemi bën këtë takim me babanë e Haklajve. E gjithë kjo bisedë është marrë vesh pasi selia blu përgjohej. Nga kjo bisedë ishte një besëdhënie mes palëve”, tha Meçe

Por për Meçen thyerja e kësaj bese mund të ishte bërë pas informacionit që Izet Haxhia, personi më i besuar i Sali Berishës i kishte dhënë Fatmir Haklajt një ditë para vrasjes. Meçe shprehet se pikërisht ky informacion të cilin Haxhia duhet ta thotë para grupit hetues ka bërë qe Fatmiri të thyente besën dhe të vriste Hajdarin në selinë blu.

“Një ditë para ngjarjes Izet Haxhia i ka dhënë Haklajve shumë informacione. Haklajt goditën Azemin jo se kishte pistoletë por se kishin një informacion që thyente besën mes tyre dhe se kush është ky informacion Izeti duhet të flasë në gjyq. Izeti thotë se skam dorë në vrasjen e Hajdarit, por ka dore në informacionin e dhënë. Këtë duhet ta nxjerrë hetimi. Informacioni i dhënë ka nxjerrë sërish zbuluar Azemin, por jo se ata nuk donin kokën e Berishës, ata i donin të dy. Dirigjenti e dinte mirë informacionin dhe prandaj e shpuri Azemin aty”, tha Meçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet