“Ëngjëll për 4 fëmijët e tu”, mesazhi prekës i të afërmes së Vilson Çutaj
Lajmifundit
/
9 Tetor 2020, 20:06
Aktualitet
Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën mesditën e djeshme të pajetë, në zonën e RRencit në Malësi të Madhe.
Dy të rinjtë rezultonin të zhdukur bashkë me Danjel Pepajn, prej pesë ditësh.
Ky i fundit dyshohet të jetë autor i vrasjes së dy të rinjve, që mendohet se ka ardhur pas një konflikti për parcelat me kanabis.
Ndërsa Danjeli është shpallur në kërkim nga policia, Klementi dhe Vilsoni u përcollën sot për në banesën e fundit.
Vilson Çutaj ishte baba i katër fëmijëve. Të afërmit kanë shprehur dhimbjen për fatin e tij tragjik në rrjetet sociale.
“Vil na e thave zemren. Krishti të paste në parriz e banu ëngjell mbrojtës për 4 fmite e tu. Do na mungosh sa të kemi jetë”, ka shkruar në një postim e afërmja e Vilson Çutajt.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250