Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha do pastrojë qytetin me fshesën e Monikës! Rama ironi me opozitën për taksat

Me ironi e ka nisur fjalen e tij kryeministri Edi Rama ne Asamblene e PS. Sipas tij, Luli i PD i kerkon qytetareve të mos paguajë takse pastrimi por pyeti: Kush do e pastroj më pas qytetin nese askush nuk paguan, Luli me fshesën e Monikës?!.

Deklaratat e Rames:

“Thonë se këto shifra vijnë si rezultat që ne kemi marrë tendera është e pa vërtetë nuk e kam shifrën që kanë marrë tendera por u siguroj se janë shumë më tepër në këtë kohë se në atë kohë. Thonë se taksa e sheshtë do të mundësonte punësimin por ne e kemi rritur taksën e sheshtë dhe numri i të punësuarve është më i madh.

56.2 % dalin nga arka e shtetit për të paguar taksa, këto janë të vërtetat, Sot ne vijmë në pikën ku e zerojmë taksën dhe e zerojmë TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë dhe nuk është premtim elektoral por është ligj i kuvendit të Shqipërisë dhe e e zerojmë taksën deri në 140 milionë.

Unë e kuptoj se ky zerim krijon problem se është fakt dhe jo një garë premtimesh por duhet të jesh vërtet kaq i mllefosur dhe ndërkryer sa të mos qeshësh e jo më ta votosh Lulin kur thotë se do e bëjnë 0.5, unë jam i bindur se në fushatë do e bëjë – 0.5 edhe e bën ai se priret për mirë por thotë se do e bëjnë 0.5 por s’ka më tarifa të pushtetit vendor, që do të thotë mos të paguash më se do të pastrojë Luli qytetet me fshesën e Monikës.

Mos paguani për ndriçimin se do të na ndriçojë Saliu me Ilirin ky është një dëshpërim i madh përballë faktit që janë sot fakt. A është më i drejtë sot sistemi i rekrutimit i njerëzve që shkojnë në shkollë, i të rinjve që duan të bëhen mjekë dhe infermiere, a është sot më e rëndësishme se sa vleje apo është si dje që nëse do të bëheshe infermiere duhet të merrje kartonin kuq e bardhe të Monikës dhe ilirit dhe i bie gozhdës apo patkoit se gjilpërës harroje. Ndërsa sot ato që studiojnë për mjekësi se kanë rrugën e hapur dhe askush nuk futet sot të bëjë xhoglime. Ju e dini shumë mirë se si mbusheshin radhët e bluzëve të bardha me teza partie, ju e dini shumë mirë se sa shumë jeni mërzitur”, tha Rama

Gjithashtu nga podiumi i Asamblesë kryeministri Rama ka thumbuar dhe daljen nga lista e demokratëve në Pogradec të Klevis Balliut, duke theksuar se tashmë nuk janë paratë e prindërve dhe miqtë ato që na ndihmojnë për të bërë përpara por është merita e secilit.

“Fillimisht me Ogertën dhe Ilir Beqen dhe në fund e patë që nuk ishte fuqia e tyre në futjen në punë, po mësuesit sot janë më të mbrojtur në të drejtën e tyre, ajo janë ato njëlloj si dje që ishin mish për top që i lëviznin sipas interesave të partive jo vetëm për ti çuar si kope në mitingje por për ti nxjerrë dhe në rrugë për tua zënë vendin me dikë që vinte me lekë dhe me tester partie.

Po vetë studentët që nesër bëhen mësues, mjekë, infermiere, nënpunës civili dhe që trokasin në dyer të ndryshme si hynë në universitet, hyjnë më se janë djali i Fariut e përmenda për inerci se nuk është dita nuk e besoja dot se disa demokratë në Pogradec kishin shkruar se kërkonin drejtësi për djalin e farit apo mbesa e Saliut e Monikës apo kushdo qoftë nuk hyjnë më por vjen djali i një çobani që ka më shumë pikë dhe jo lek dhe të lë pas me gjithë baba. Kemi pasur vështirësi për të hequr dorë nga zakoni se deputeti futet mik për të futur njerëz në universitet tashmë nuk është më”, është shprehur ndër të tjera shefi i qeverisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet