Argjentina fiton falë Messit, Uruguai mposht Kilin në shtëpi

Sport
Argjentina fiton falë Messit, Uruguai mposht Kilin në shtëpi

Argjentina arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu të besuarit e Lionel Scalonit arritën të mposhtnin në shtëpi Ekuadorin, me rezultatin minimal 1-0.

Heroi për argjentinasit ishte dhe një herë Lionel Messi, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes me penallti në minutën e 13-të takimit. Më pas ata ruajtën avantazhin e krijuar dhe dolën me tre pikë nga ndeshja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu edhe Uruguaji i Luis Suarez fitoi kundër Kilit. Ishte një ndeshje e fortë mes të dy ekipeve, por që në fund ishin vendasit që fituan me rezultatin 2-1. Golat u shënuan nga sulmuesi i ri i Atletico Madrid dhe nga Maximiliano Gomez.

Ndërsa sfida tjetër mes Paraguait dhe Perusë u mbyll në barazimin 2-2, ku gjithçka u vendos në fundin e takimit.

ME TE LEXUARAT