Allegri pritet të marrë drejtimin e Romës

Sport
Allegri pritet të marrë drejtimin e Romës

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, është shumë pranë rikthimit në pankinë. Sipas raportimit të “Radio Radio”, italiani është tekniku favorit për të marrë drejtimin e Romës.

Madje sipas radios Allegri ka patur një takim me drejtuesit e klubit romak këtë javë, ku kanë diskutuar rreth së ardhmes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në stolin e verdhekuqve është Paulo Fonseca, por gjërat nuk po shkojnë mirë për të.

Në rast të një shkarkimi të mundshëm të tij, “The Friedkin Group” nuk do të mendohen dy herë për Allegrin.

Ish-tekniku i Juventusit qëndroi një vit pushim dhe tashmë ai është gati për tu rikthyer dhe një herë në Serie A.

ME TE LEXUARAT