Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksidentoi me vdekje dy të rintë shqiptarë, nëna përfundon në spital pasi mëson dënimin

Ajo goditi dhe vrau dy shqiptarë 20-vjeçarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja, para diskotekës së fshatit natën e 30 qershorit 2019.

Sot, prokuroria kërkoi një dënim prej pesë vjet burg me akuzën e “vrasjes në rrugë”.

Gjatë leximit të pretencës, nëna e njërit prej viktimave protestoi fillimisht dhe më pas u sëmurë në gjykatë duke bërë që të thirrej emergjenca.

Familjarët e dy miqve të vdekur tragjikisht e konsideruan dënimin të padrejtë dhe kishte disa momente tensioni shoqëruar me thirrjet: “Turp! Kjo nuk është drejtësi“.

Në sallën e gjyqit, gjyqtari hetues Luca Milani pranoi ujdinë për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurores Daniela Di Girolamo dhe avokatit mbrojtës.

Palët civile paraqitën kërkesë, por xhaxhai dhe dy kushërinj besojnë se ndëshkimi pas pranimit të fajësisë nga ana e autorit, nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet, veçanërisht duke marrë parasysh se dy 20-vjeçarët vdiqën.

Për më tepër, palët civile kanë marrë vetëm kompensim të pjesshëm, komentuan avokatët Giovanna Cavaciuti dhe Elena Concarotti, të cilët respektivisht ndihmuan xhaxhain dhe dy kushërinjtë e Kajës në procesin gjyqësor.

Avokati Sergio Cortimiglia, nga ana tjetër, mbrojti prindërit dhe një vëlla, gjithashtu të të ndjerit Kaja.

Një pjesë tjetër e familjes pranoi dëmshpërblimin e propozuar nga sigurimi, ndërsa familjarët e pranishëm në gjykatë morën kompensim të pjesshëm.

“Dënimi prej pesë vjetësh – tha Margarit, një kushëri – për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo”.

Irina Vetere, e cila është në arrest shtëpie në një komunitet – po shkonte në shtëpi me makinë atë natë në gjendje të dehur, duke përplasur dy shqiptarët buzë autostradës.

Ata sapo kishin lënë diskotekën, bashkë me djem të tjerë natën vonë.

Shumë polemika janë ngritur për kushtet, në atë pikë, të rrugës shtetërore: mungesa e vendkalimit për këmbësorë dhe ndriçimi i pamjaftueshëm.

Pas përplasjes, të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja humbi kontrollin duke arritur të ndalonte rreth dyqind metra më vonë në një fushë.

Në vend, trupat ishin lënë në rrugë për orë të tëra deri rreth orës 7.30 të mëngjesit. Prindërit, miqtë, kushërinjtë, vëllezërit ishin mbledhur gradualisht të dëshpëruar me pamjen e pabesueshme të të rinjve që kishin mbetur në vendin e aksidentit.

Vetere u dërgua në spital e tronditur dhe e plagosur lehtë. Më pas, gruaja u arrestua për vrasje në rrugë dhe pas një periudhe burgu për të, u caktua arrest shtëpiak.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet