Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës? Kryediplomati grek: Nuk është çështje shprese, por…

Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias është pyetur sot në lidhje me faktin nëse do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës.

Teksa nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, kryediplomati tha se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, raporton Express. Dendias tha se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet