Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës në Elbasan? Disa të shoqëruar, një person në kërkim

Aktualitet

Nje person i dyshuar eshte shpallur ne kerkim nderkohe qe Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa persona në lidhje me vrasjen e taksistit Bujar Çela.

[caption id="attachment_1064783" align="aligncenter" width="831"]Bujar Cela, vendi i vrasjes ne Elbasan Bujar Cela, vendi i vrasjes ne Elbasan[/caption]

Policia është drejt zbardhjes së vrasjes që ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të Erion Alibej një ditë pas ekzekutimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja ka dyshime se ndodhi si shenjë hakmarrje për vëllain e tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Vrasja mafioze e Bujar Çelës, i cili punonte si taksist, ndodhi rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, teksa 62-vjeçari konsumonte çdo mëngjes kafenë në një lokal pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Dyshohet se motiv i ngjarjes eshte hakmarrje ne lidhje me hesapet e hapura nga Talo Cela, aktualisht person i shpallur ne kerkim ne lidhje me grabitjen e miliona eurove ne aeroportin e Rinasit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT