Yuri Kim: Shpresojmë që gjyqtarët t’i përgjigjen thirrjes së KLGJ për Kushtetuesen

Aktualitet
Yuri Kim: Shpresojmë që gjyqtarët t’i përgjigjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësore për gjyqtarët, që të kandidojnë për pozicionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Duke vlerësuar këtë hap të KLGJ, ambasadorja Yuri Kim thekson se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.

“Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

ME TE LEXUARAT