Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, autoambulanca mbërrin në vendngjarje për të marrë trupat

Pas 5 ditësh të zhdukur, mesditën e sotme u gjetën trupat e pajetë të Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj. Në kërkim nga policia është Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është autoi i vrasjes së dy të rinjve.

Ndërkaq, në këto momente në fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë dy trupat, të cilët do të dërgohen në morg.
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov.

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.
Burime konfirmuan se trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet