Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Artan Hoxha: Paratë e kanabisit do të blejnë zgjedhjet ardhshme

Pas gjetjes së kufomave të dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, vjen reagimi i gazetarit Artan Hoxha i cili ishte edhe i pari që denoncoi zhdukjen e tyre 5 ditë më parë.

Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se policia e pati të vështirë të gjejë edhe kanabisin edhe kufomat e të rinjve pavarësisht dëshmive të mëhershme.

Më tej ai shprehet se këto parcela me kanabis do të përdoren për të blerë mandatet e deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë
Ja pra qe paska patur
edhe krisma,
edhe viktima,
edhe parcela me kanabis,
edhe kanabis te grabitur,
edhe polici qe nuk gjente dot jo vetem parcelat me kanabis, por as kufomat e narkokultures..
Policise ju deshen 5 dite per te provuar ate qe e kam shkruar qe te dielen e kaluar.
Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit te dobet” qe “rrodhi” nga burime policore, nje dite pasi publikova lajmin, besoj tashme eshte e qarte….
Motivi i krimit paska qene me “arome dehese” dhe “parcela te shendosha”…
Ngushellime familjareve, për jetet e humbura te dy djemeve te rinj…
Uroj qe kanabisi i ketij viti para zgjedhur, te mos shkaktoje me viktima njerezore.
Edhe pse nuk do t’i ndalojme dot parate e narkotrafikut, te blejne mandate deputetesh per parlamentin e ardhshem…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet