U vra për parcelën me kanabis në Shkodër, babai i katër fëmijëve sapo kishte dalë nga burgu

Aktualitet

Policia po vazhdon hetimet ne lidhje me vrasjen e te rinjve Klemend Pepaj, Vilson Çutaj nga shtetasi i dyshuar Danjel Pepaj. Vilson Çutaj, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, citon report tv. Sipas te njejtit burim mesohet se Çutaj, është babai i 4 fëmijëve dhe se dënimin e mësipërm e ka marrë në 25 korrik 2018 nga gjykata e Apelit Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se Çutaj është arrestuar fillimisht në datën 15 maj 2017, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia ka gjetur 5 thasë plastikë, ngjyrë e zezë, ku në brendësi të tyre është sekuestruar material bimor, në gjendje të tharë, me ngjyrë jeshile dhe boçe, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës “Cannabis sativa.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“…kjo sasi lënde bimore është gjetur e fshehur në papafingon e katit të dytë, në një dhomë ku banonte Vilson Çutaj…”-thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej nënvizohet se pas peshimit të materialit bimor ka rezultuar se pesha totale e lëndës së sekuestruar është 63.5 kg. Nisur nga kjo situatë është kryer në muajin Maj të 2017, Vilson Çutaj, dhe në 2018 ky person është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Por Çutaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu i Reçit, dhe tashmë është bërë protagonist i një ngjarje akoma dhe më të rëndë. Sot e kësaj dite, nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet trupi i Vilson Çutaj, babait të 4 fëmijëve dhe mikut të tij Klemend Pepaj.

Të dhënat policore tregojnë se ai mund të jetë ekzekutuar nga i njohuri i tyre Danjel Pepaj, të cilin një ditë para ngjarjes në 1 tetor 2020, e kana dhunuar fizikisht së bashku me Klemend Pepaj. Dyshohet se ky konflikt ka lindur për shkak të vjedhjes së një sasie droge, por është ende e paqartë se ku ndodhen trupat e pajetë dhe vetë autori i këtij krimi të rëndë. Ndërkohë I dënuar për prodhim dhe shitje droge, është dhe babai i Vilson Çutaj, Pal Çutaj.

ME TE LEXUARAT