U fut në kurth nëpërmjet një "femre" në Instagram, ekstradohet në itali trafikanti shqiptar

Aktualitet
U fut në kurth nëpërmjet një "femre" në

Një 37 vjeçar shqiptar i arrestuar nga autoritetet britanike në kuadër të një operacioni të koduar në shqip “Kulmi” u ekstradua në Itali.

Shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

37 vjeçari me iniciale H.E, u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës më 3 shtator të këtij viti. Pasditen e sotme, shqiptari mbërriti në aeroportin Fiumicino.

Kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në “Instagram”, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohej një vajze inekzistente shqiptare.

Arrestimi ishte gjithashtu i mundur falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (ENFAST), në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.

ME TE LEXUARAT