Trump refuzon të marrë pjesë në debat virtual me Bidenin

Bota
Trump refuzon të marrë pjesë në debat virtual me Bidenin

Komisioni për Debate Presidenciale ka njoftuar se debati i dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, do të mbahet virtualisht,,

Presidenti Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një format të tillë debati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk do të marr pjesë në debat virtual. Nuk do të humb kohën time në debat virtual”, është cituar të ketë thënë ai për Fox Business.

Ky debat në mes të dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Vendimi erdhi pasi presidenti Trump vazhdon të trajtohet për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku i tij ka thënë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT