Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan

ELBASAN

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi dyshohet se ka transportuar me furgon emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Uniformat blu kanë vënë në pranga R.H, mbi të cilin rëndojnë disa akuza.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin:

R.H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet