Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arrestohet 19-vjeçari

TIRANË

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër shtetas, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Në njoftim thuhet se në pranga ka përfunduar një shtetas 19-vjeçar nga Kukësi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë godasin një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Sekuestrohet një automjet dhe disa aparate celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M., 19 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Laprakë, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. S., i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe disa aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet