Skualifikimi nga listat e PD, Halit Valteri: Balliu do kandidojë me LSI-në, ka qenë këshilltar i Metës

Politikë
Skualifikimi nga listat e PD, Halit Valteri: Balliu do kandidojë me

Largimi i Klevis Balliut nga anëtarësia e Partisë Demokratike në Pogradec është komentuar sot nga deputeti Halit Valteri. Sipas tij, Balliu do të kandidojë nën siglën e LSI-së.

Ka qenë kjo deklarata e fortë e deputetit Valteri, i cili në studion e Report Tv tha se e mendon këtë pasi Balliu më herët ka qenë këshilltar i presidentit Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Me gjithë respektin për Klevis Balliun mendoj se do gjejë vend tek LSI dhe do të jetë te listat e saj. Do doja që të ishte pasi Klevisi është një politikan i ri dhe punëtor. Ai ka qenë këshilltar i Ilir Metës para se të bëhej deputeti i PD-së", tha Valteri.

Për sa i përket procesit të PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, Valteri tha se kjo është e gjitha një farsë.

"Fakti që u la jashtë nga elektorati i PD nuk dua të përfshihem fare pasi kam qenë vetë tek ajo parti dhe e di si funksionojnë gjërat, Atyre u shkon lista gati nga kryetari. Ky proces është si t'i hedhësh hi syve demokratëve pasi e dimë shumë mirë që në PD vota delegohet nga klanet brenda partisë dhe kush është më afër tyre fiton", u shpreh deputeti.

ME TE LEXUARAT