Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Progres raporti i KE për Shqipërinë në parlamentin holandez, diskutimet për zgjerimin në nëntor

Progres-raporti i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë i është dorëzuar Holandës në datën 6 tetor. Për këtë raport, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez në javët në vijim.

Pas vlerësimit, do të ketë një debat sipas procedurave parlamentare. Në nëntor do të diskutohet paketa e zgjerimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme.

Një ditë më parë, parlamenti holandez diskutoi rreth një letre të ministrit të Jashtëm Blok. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Holanda është një ndër vendet skeptike për t’i thënë “PO” Shqipërisë për negociatat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet