Presidenti Meta i përgjigjet ashpër Spiropalit: Zonja palaço! Nuk kam idhull Eskobarin

Politikë
Presidenti Meta i përgjigjet ashpër Spiropalit: Zonja palaço!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se “gjuha e dollive e përdorur prej tij është shumë e shëmtuar”.

Teksa i drejtohet me shprehjen “zonja palaço”, Kreu i Shtetit thekson se nuk ka idhull Eskobarin, por horenjtë si Isa Boletini, Avni Rustemi, Vojo Kushi, etj.

“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT