Plagosi të riun në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Aktualitet
Plagosi të riun në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar i akuzuar për plagosje është arrestuar nga policia italiane në një lokal në Massa Lombarda në provincën e Ravenna-s.

Ai u vendos në pranga të mërkurën e javës së kaluar rreth orës 4 të pasdites teksa ishte ulur në një kafe me persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas hetimeve të karabinierëve, më datë 28 gusht shqiptari goditi me thikë një emigrant 22-vjeçar nga Etiopia pas një konflikti të çastit.

Ai e goditi disa herë me thikë në pjesën e barkut pranë një qendre sociale në Imola. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Gjatë arrestimit të shqiptarit, policia gjeti 3 kartmonedha 20 euroshe false, një shkop hekuri dhe fatura banke.

Ndërkohë oficerët kontrolluan edhe shtëpinë e tij në Massa Lombarda të cilën e ndante me një tjetër shqiptar.

Në banesë iu gjetën një kartë identiteti, kartë shëndeti, një kopje të një kontrate celulari në emrin e një personi tjetër si dhe një biletë autobusi të linjës Bolonja-Bruksel që mbante datën 10 shtator.

Autoritetet dyshojnë se pas plagosjes së 22-vjeçarit, shqiptari është larguar drejt Belgjikës me dokumente false më pas është kthyer në Itali.

ME TE LEXUARAT